Kandidatja për Kuvendin Komunal të Malishevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mirlinda Gashi, ka thënë se me ardhjen e kësaj partie në pushtet nuk do të lihen anash gratë e kësaj komune, shkruan TV Malisheva.

Ajo ka thënë se ka shumë gra të zonja të cilat janë të lëna anash nga Nisma, dhe ajo ka premtuar se me ardhjen e PDK-së në pushtet nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

“Ne kemi gra shumë të zonja, por janë të lëna anash nga Nisma, kjo nuk do të ndodhë në qeverisjen tonë, ju premtoj se kjo nuk do të ndodhë në qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Gashi. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

 

Share.