Ish-drejtori i shkollës së mesme profesionale “Laggush Poradeci” në Kijevë, Haki Gashi, ka thënë se ai çdoherë ka pasur probleme me pushtetin e atëhershëm serb, dhe se shumë herë është arrestuar nga ta, shkruan TV Malisheva.

“Unë çdoherë kam pasur probleme me pushtet, por asnjëherë nuk jam mërzitur për ato probleme, ndoshta ka ndodhur më kanë marrë dy-tri herë në ditë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se nga pushteti është arrestuar me pretekstin se si drejtor i shkollës nuk ka respektuar ligjet e Serbisë ngase nuk ka pranuar planprograme te Serbise dhe kinse ne këtë ka thyer rregullat shoqërore.

“Jam marrë në burg në vitet 1992-1993, me pretekstin se si drejtor i shkollës së mesme nuk respektoj ligjet e Serbisë, dhe se jam kundër regjimit, ngase nuk pranoj planprogramet dhe te tjera, kinse thyej rregullat shoqërore”, ka thënë Gashi./TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.