Kandidatja për Kuvendin Komunal të Malishevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mirlinda Gashi, ka thënë se Nisma Socialdemokrate në këtë komunë nuk ka bërë asgjë për gratë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se në qeverisjen aktuale në Malishevë, në ekzekutiv është vetëm një grua, por që në PDK nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Ajo thotë se edhe vetë gratë e thonë se nuk po punohet për to.
“Nuk kam vërejt diçka nga Nisma që ka bërë diçka për gruan, në ekzekutiv ata kanë vetëm një drejtoreshë, gjë që në PDK nuk do të ndodhë, te Nisma nuk kam vërejt që Nisma ka punuar për gratë, këtë e thonë edhe gratë në terren”, ka thënë Gashi.
Mirëlinda Gashi i prin listës së PDK-së për asamble, e që kjo e bën atë edhe gruaja e vetme bartëse e listës së asmblesë në këto zgjedhje në Malishevë. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: