Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se deputetë të pozitës kanë gënjyer kur kanë thënë që LDK-ja nuk i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se kanë bashkëpunuar gjithherë në votimin e këtyre marrëveshjeve përveç njërës.

“Meqenëse në vazhdimësi kemi parë shpifje dhe të pavërteta nga Ministri I Financave që deklaron në ‘Facebook’ se LKDK-ja nuk po I voton marrëveshjet ndërkombëtare nuk është e vërtetë, sepse ne I kemi përkrahë përveç nja marrëveshje, të gjitha të tjerat. Poashtu të njëjtën gjë e ka bërë kryetari I Komisionit të Ekonomisë, duke mos e përmendur në mënyrë eksplicite LDK-në por duke e gjeneralizuar opozitën. Mendoj që është e padrejtë, e pasaktë dhe e paduhur dhe nuk i kontribuon konsensusit në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Por, më pas LDK-ja nuk mori sërish pjesë në votimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që u shtynë në një seancë tjetër.

/TV Malisheva

Share.