Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Labinot Gashi, ka thënë se Lista Guxo nuk ekziston dhe se anëtarët e saj në fakt janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan TV Malisheva.
“Juridikisht kjo listë nuk ekziston, të gjithë ata që sot janë pjesë e listës Guxo, janë pjesë e Listës Vetëvendosje, nuk ka slogan dhe as ndonjë llogo të Listës Guxo”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se është mirë që qytetarët ta dinë këtë, dhe sidomos ata aktivistë politik që janë pjesë e kësaj liste.
“Qytetarët e Malishevës është mirë me ditë, e sidomos ata që janë aktivistë politik me vite, se Lista Guxo faktikisht nuk ekziston, atë e bartin individë të caktuar për interesa të veta, ndodhta shoesh edhe personale”, ka thënë ai. /TV Malisheva