Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi në një intervistë ka paralajmëruar protesta, siç ka thënë ai të ashpra.
Krejt kjo sipas tij, nëse institucionet nuk i konsultojnë për masat e reja, që siç thotë ai duhet të merren shumë shpejt për lirimin e sektorit të gastronomisë.
I pari i gastronomëve ka kujtuar se kanë mbajtur tri protesta, duke shtuar se nuk do t’i nënshtrohen asnjë qeverie, duke shtuar se nuk do të përkrahin asnjë vendim që merret ad-hoc.
“Nuk mund të dalim që dy ditët e fundit të themi se po i hapim klubet e natës dhe sallat e dasmave sepse një dasmë duhet më herët të organizohet. Kështu që nuk mund të merren vendime ad-hoc por duhet të ketë një plan program dhe po shpresojmë që ditët në vijim do të na ftojnë për të diskutuar dhe për ta konkretizuar planin”.
“Ne nuk do t’i nënshtrohemi asnjë Qeverie. Një gjë është e qartë që të gjithë gastronomët kanë bindje të ndryshme politike mirëpo e kanë interesin e njëjtë mirëpo kuptohet që kur preket interesi ynë atëherë ne duhet t’i provojmë të gjitha rrugët demokratike të cilat na takojnë. Kuptohet nuk i shmangemi edhe protestës edhe daljes në rrugë. Po shpresojmë të arrijmë në bisedime, mirëpo nëse nuk do të gjejmë një rrugë të përbashkët kuptohet që s’na mbetet tjetër vetëm protesta”.
“…ne jemi duke biseduar për hapjen e klubeve të natës dhe sallave të dasmave. Kuptohet që këto nuk mund të mbahen ditën dhe orari i punës duhet të zgjatet dhe të hiqet ora policore totalisht”.
Ai thotë se ndonëse iu premtua subvencionim i pagës dhe qersë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
“Kur ke mbyllja 12 ditore nga Qeveria na është premtuar që të na subvencionohen me paga dhe me qira në fund të muajit prill dhe në fillim të muajit maj dhe tash jemi në 10 maj dhe nuk ka asnjë koment prej Qeverisë. Kuptohet që kjo është ndër pakënaqësitë tona. Kemi pasur takime të njëpasnjëshme me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia ku u dakorduam për masat e reja që nëse i respektojmë ne dhe ka ulje të numrave atëherë duhet të bisedojmë për rritjen e orarit ose do të shkojnë duke u lehtësuar masat”.
“Kjo nuk ndodhi dhe në formë arbitrare ata morën vendim pa diskutim me neve ku na anashkaluan dhe kuptohet që kjo shprehi një prej pakënaqësive tona. Ndërsa edhe më kryesorja është vaksinimi që nuk po ndodh. Ndërsa të gjitha shtete në rajon kanë bërë plan program për verën ndërsa ne ende nuk kemi një plan konkret për verën”.
Kllokoqi ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave që kanë del se rreth 10 mijë vende të punë janë “shuar” për shkak të pandemisë.
“…sipas hulumtimeve që ka bërë shoqata thuhet se rreth 10 mijë vend e të punës janë shkurtuar në gastronomi, mirëpo rrezikohen edhe shumë të tjera. Nuk po kërkojmë vetëm hapje totale po kërkojmë si vendet tjera duke pasur rapid test kontroll në hyrje dhe të kemi edhe distancë”.
“Ne gjithmonë jemi hallexhi i takojmë botës së biznesit. Ne nuk jemi idhull për protesta dhe kuptohet që nëse marrin vendime arbitrare pa konsultë me neve kuptohet që dalim protesta. Mirëpo po shpresojmë që kemi për të arritur ndërmjet bisedimeve me zgjidh diçka dhe do ta gjejmë një gjuhë të përbashkët. Ne nuk kemi pretendime politike. Mirëpo jemi hallexhi, shtet për muri nuk na mbet zgjidhje tjetër dhe do të dalim me protesta edhe më të rënda se ato të parat”./TV Malisheva