Kreu i Shoqatës së Gastronomeve Petrit Kllokoqi është shprehur i pakënaqur me Qeverinë e Kosovës në raport me lehtësimin e masave antiCOVID-19 dhe mos mbajtjen e premtimeve për sektorin e gastronomisë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se të gjitha vendet e rajonit janë duke u hapur, me përjashtim të Kosovës.
“Ne s’kemi ende vaksina, ne jemi ende të mbyllur, ne s’kemi plan për verën… Ne nuk iu nënshtruam as Qeverisë së kaluar, ku mbajtëm tri protesta, dhe nuk do t’i nënshtrohemi as kësaj Qeverie”, shkruan Kllokoqi.
Postimi i plotë:
Të dashur gastronom
Fillimi me qeverisjen e re ishte i rëndë, i cili na mbylli për 12 ditë – GASTRONOMËT PRANUAN
Për 7 ditë takime me ta, u dakorduam që do t’i respektojmë masat – GASTRONOMËT RESPEKTUAN
U betuan që në fillim të muajit maj do të na subvencionojnë për 15 ditët e para të muajit prill, ndërsa tash jemi më 10 maj, GASTRONOMËT U HARRUAN
U betuan që nëse ulen rastet orari do të ndryshojë dhe masat do të zbuten, ndërsa as në takim nuk na ftuan – GASTRONOMËT U ANASHKALUAN
Shqipëria u hap
Mali i Zi u hap
Serbia po hapet
Bota po hapet
Festivalet kanë filluar në Mal të Zi, Shqipëri e Serbi …
Maskat po hiqen, masat u hiqen, klubet e natës po hapen, dasmat po mbahen, këngëtarët kanë bërë datat në Shqipëri, rezervimet e sallave janë bërë …
Ne S’KEMI ENDE VAKSINA, ne jemi ende të mbyllur, ne s’kemi plan për verën…
Ne nuk iu nënshtruam as Qeverisë së kaluar, ku mbajtëm tri protesta, dhe nuk do t’i nënshtrohemi as kësaj Qeverie.
DUAM VAKSINËN E LIRISË! /TV Malisheva