Gazetari i TV Malisheva, Resim Morina i ka shkruar një letër publike Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifit.
“I nderuar kryetar Latifi, Beteja e Rahovecit është betejë që është zhvilluar në Rahovec, betejë që identifikohet me luftën e shenjtë të UÇK-së, luftë që është bërë nga luftëtarët e lirisë, që kanë pasur nje shtab të ushtrisë në Astrazup, të Komunës së Malishevës, e më pas edhe në Dragobil.
I nderuari z. Latifi është shenjë mirënjohje të nderoni këto dy shtabe me nga një pllakë për atë kohë” shkruan ndër tjerash Morina. Postimi i plotë: Letër publike Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi I nderuar kryetar !
Zhvillimi i teknologjisë informative, rrjetet sociale kanë bërë të mundur që të komunikojnë njerëzit mes vete edhe pa u njohur. I nderuari kryetar Latifi, jemi në komuna fqinje, ju nga Rahoveci, ne nga Malisheva, nëse ju referohem vendbanimeve ne jemi më afër Rahovecit se ju, ne jemi nga Astrazupi, e ju nga Ratkovci.
I përmenda këto vende, se ju përcjellim aktivitetin e juaj si kryetar komune, për faktin se komunën e juaj e konsiderojmë si të tonë ne kemi lidhje familjare, tregtare…. I nderuar kryetar Latifi në 22 vjetorin e Epopesë së Rahovecit ke vendosur pllaka ( shenja) në shumë vendbanime të Rahovecit, edhe pse vonë prapë se prapë shenja të lavdisë kombëtare, që tregojnë vende per kontribut në luftë. I nderuar kryetar Latifi, Beteja e Rahovecit është betejë që është zhvilluar në Rahovec, Betejë që identifikohet me luften e shenjtë të UÇĶ- së, Luftë që është bërë nga luftëtarët e lirisë, që kanë pasur nje shtab të ushtrisë në Astrazup, të Komunës së Malishevës, e më pas edhe në Dragobil.
I nderuari z. Latifi është shenjë mirënjohje të nderoni këto dy shtabe me nga një pllakë, per atë kohë. I nderuari, kryetar Latifi, korriku i vitit 1998, ka qenë muaji më dramatik i luftës, po thuajse tërë njesitë e UÇK-së që kanë vepruar në Llapushë( territorin e Malishevës) kanë qenë në Rahovec. Po në këtë betejë kanë rënë luftetarët me të mirë në altarin e lirisë, ndoshta ka qenë mirë si komunë me nda një mirënjohje për kontributin në këtë betejë për këta dëshmorë e luftëtarë lirie.
I nderuar z.Latifi, ato ditë korriku kanë qenë jetike për të gjithë ne, nuk kemi ditur për fatin tonë, po e kemi pasur obligim që fatin tonë të lidhim me qytetarët e komunës që e drejtoni. Ndoshta ka qenë e udhës për atë pritje në ditë ankthi, të shkruani, shtypni, një letër falenderimi, apo një pllakë që brezat e ri të dijnë se çfarë ka ndodhur.
Z.Latifi, ju e dini më mirë, se ndoshta nuk “lejon ligji” me kalu kufijtë administrativ të komunës??? Para se me publiku letrën, një mik më tha, Malisheva nuk voton në Rahovec.Amo kryetar ndera dhe mirënjohja thejnë edhe kufijtë shtetëror e mos të flasim për këta administrativ komunal.
Me dashamirësi: Resim Morina Astrazup/Tv Malisheva