Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, ka ofenduar qytetarët e Kosovës duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.
Gjatë një emisioni në “Top Channel”, të dielën teksa po flitej për “Sunny Hill” ka eskaluar gazetari shqiptar.
“Ju nuk perdoni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka thënë ai.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka.
“Kjo çka thua ti është një puro racizëm dhe një puro hajvanillak”, i ka thënë Zeka – Mane.
Debati mes tyre ka vazhduar edhe më tutje.Pjesa e këtij diskutimi nga minuta e 39.
/TV Malisheva