“Operacioni special” i Kremlinit në Ukrainë ka marrë fund dhe ka filluar “Lufta e Tretë Botërore”, tha prezantuesja në televizionin shtetëror rus.

Duke iu drejtuar shikuesve në emisionin e saj Rossiya-1, Olga Skabeyeva sugjeroi se Rusia tani po përballet me një situatë në të cilën do të duhet të “çmilitarizojë” NATO-n.

“Ndoshta ka ardhur momenti për të kuptuar se operacioni special i Rusisë në Ukrainë ka përfunduar,” tha ajo.

“Tani ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, kjo është Lufta e Tretë Botërore. Jemi të detyruar të çmilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”, tha Skabeyeva.

/TV Malisheva

Share.