Ish-i burgosuri politik, Sejdi Gegaj, ka thënë se parulla ‘Kosova Republikë’ është përdorur për herë të parë në demonstratën e Prizrenit më 25 mars 1981, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se edhe më pare ishin kërkuar të drejta, mirëpo liria e vendit ishte brohoritur për së pari herë në këtë demonstrate.
“Demonstrata e dytë ka qenë demonstrata e majit, e cila është mbajtur me 25 mars 1981, dhe mbi të gjitha që është shumë me rëndësi se aty për herë të parë përdoret parulla ‘Kosova Republikë’, me 11 mars është brohorit se duam kushte, duam të gjitha, por nuk është brohorit parulla ‘Kosova Republikë”, ka thënë Gegaj.
Ai ka thënë se kjo parullë ishte sugjeruar nga intelektuali Xhevat Hasani.
:Në Prizren është brohorit në saje të sugjerimit të intelektualit të mirënjohur Xhevat Hasani, i cili ka përcjellur këtë porosi përmes vëllait të tij”, tha ai. /TV Malisheva