Genc Prelvukaj ka postuar një foto me një stil më ndryshe se sa herave të tjera.

Në foto shihen së bashku me Eni Koçin ndërsa në shkrimin të cilin e ka postuar së bashku me foton, ai shpreh dashurinë për veshjet tradicionale shqiptare, shkruan TV Malisheva

Postimi i plotë: 

Lekë Zaharia dhe Jerina Dushmani

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

“Deri më sot, nuk kam bërë fotografi më shpirtërore se kjo. Pamje që shpreh nderim ndaj të parëve tanë, traditës, kulturës dhe ka plot dashuri brenda.

Ky kostum dhe kulla në prapavijë kanë jetuar e shtegtuar bashkë ndër kohë. Janë djegur e grisur por nuk kanë humbur kurrë. Nderimi i tyre është kulturë.

Nuk duhet të kemi turp nga e jona. Jemi ndër popujt më të vjetër dhe çdo veçori kulturore të trashëguar duhet ta trajtojmë si vlerë të shtuar në raport me tjerët”, ka shkruar Genc Prelvukaj.

/TV Malisheva

Share.