Genc Prelvukaj ka shkruar fjalë prekëse kushtuar Adem Mikullovcit.

Në orët e para të kësaj dite, u njoftua se aktori i madh i Kosovës, Adem Mikullovci, ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Vepra e Mikullovcit do të jetojë brez pas brezi, ndërsa fytyrat publike shkruajnë telegrame ngushëllimi dedikuar familjes së aktorit.

Këngëtari Genc Prelvukaj, me anë të një postimi, tha se sot jemi zgjuar më të varfër dhe se kemi hapur sytë me një plagë në kulturë e dije.
“Sot jemi zgjuar me te varfer. Kemi hapur syte me nje plage ne kulture dhe dije. Njeriu qe shkoi pertej, ishte sinonim i punes se ndershme, trimerise, patriotizmit dhe vleres ne art. Ademin e kemi pare ne teater, ne politike dhe ne ekran gjithnje duke pikur djerse vetem per ti krijuar momente te mira nje populli te vuajtur. Pergjate jetes se tij, vec tjerash, la edhe nje shembull qe na kishte munguar : se si arti dhe politika mund te bashkejetojne brenda nje njeriu ne sherbim te se mires dhe jo perfitimit.
Te vjen keq pse nuk e nderuam edhe me shume. Megjithate do te kete kohe, sepse i nderuar do te jesh giithnje nder shqiptaret e tu.

Shihemi me vone mjeshter i madh”, ka shkruar ai.

Share.