Pandemia e coronavirusit, ka bërë që të gjitha industritë të ndalojnë veprimtaritë, derisa njëjtë e ka goditur edhe General Motors dhe industrinë e automobilizmit.

Mirëpo, ndalesa dhe bllokimi i prodhimit, duket se nuk do ta pengojë, që të sjellë me kohë modelet e reja Cadillac dhe Hummer, si pjesë e projektit për elektrifikimin e veturave.

“Do të jemi plotësisht në kohë, nuk e kemi humbur aspak hapin”, ka thënë zëvendës presidenti i GM, Ken Morris.

Morris, i cili thotë se është duke punuar në distancë prej gati dy muajsh, thotë se puna në distancë nuk është asgjë e re për General Motors, pasi ka mbledhur mjaft përvojë duke punuar me partnerët e saj të shumtë në zona të ndryshme kohore, duke përfshirë Cruise Automation me bazë në San Francisko.

Sipas tij, kjo situatë vetëm sa e ka përmirësuar gjendjen në përgatitjen për prodhimtari, megjithëse thotë se shkaku i pandemisë ka rënë kërkesa për makina elektrike për 43 për qind.

Duke mos dashur të tregojë se kur do të lansohen Cadillac dhe Hummer i ri, Morris ka bërë të ditur se gjithçka do të jetë gati me kohë, ashtu si kanë planifikuar. /Tv Malisheva

Share.