Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se këto akte janë kundër natyrës së kombit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë masakër civile. Sepse këtë nuk na e lejon as besimi, as kultura dhe as morali ynë. Shpifjet për ‘masakër civile’ janë materiali më i rëndësishëm për fushatën që kryhet kundër Turqisë”, theksoi Erdoğan gjatë një takimi të grupit të AK Partisë në Ankara

 

Në fakt, theksoi presidenti Erdoğan,” është historia e atyre që akuzojnë Turqinë për kryerjen e masakrave dhe që janë plotë me masakra të tilla”.

“Nëse doni të shikoni masakër civile, shikoni Afganistanin, Arakanin, Malësinë e Karabakut në Kaukaz apo Bosnjën në Ballkan. Nëse doni të shikoni masakër civile, kaloni para pasqyrës dhe shikoni gjakun e të pafajshmëve që janë lyer në duart tuaja vonë në shekullin e kaluar dhe në këtë shekull”, tha Erdoğan.

Po e vërteta qëndron krejtë ndryshe, për faktin se ne populli shqiptarë ishte ai që pësoi më se shumti në pushtim osoman për pesë shekuj, ky pushtim kreu gjenocidet më të tmerrshme te populli ynë, Populli ynë mezi i rezistoj mbijetesës në pushtimin Osman , Këtë e dëshmojnë me qindra e mijëra dokumente historike.

Erdogan diktatori më i ri në botë mashtron a po harron ose nuk dëshiron,të kujton historinë e popullit të tij, por thur lavde e krenari për popullin e tij…. Ja përkujtojm se masakra e fundit që u bë nga forcat Turke ishte rreth vitit 1923, në Trojet Shqipëtare nga Shkupi në Nish dhe mbylli marrveshjen me Serbinë ,dhe mbi 500mijë shqiptar na shiti te serbi,gjithë ashtu Turkia para kësaj marrëveshje na ndau në 4 Vilajete(Vilajeti Shkodrës,Manastrit,Shkupit dhe Janinës) dhe sot ndodhemi të coptuar si komb në pesë a po gjashtë  shtete. Kemi shumë për të shkruar për ju diktatori më ri Erdogan kur thuani se Turkia kurr në historinë e saj nuk ka bërë gjenocid,ndërsa për ato që tani jeni duke bërë në Siri do ti shkruj ndonjë shtetas sirian në të ardhmen.

 

 

Share.