Artistja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, momentalisht është duke shijuar suksesin e projektit të ri muzikor të titulluar “Ça me bo”.
Megjithatë, mediet turke raportojnë se ajo ka nisur punën për këngën e re dhe se tani po vjen në bashkëpunim me një artist turk.
Ajo ndërkohë nuk e ka zbuluar emrin e artistit, duke lënë surprizë për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.
“Do jetë një befasi dhe për momentin nuk do t’ia zbuloj emrin e këngëtarit, por kënga do jetë në gjuhën turke”, ka thënë ajo.
Genta ndërkaq shton se kjo besohet që do u pëlqej të gjithëve, duke marrë parasysh që është një këngëtar shumë i famshëm në Turqi.
Krijuesja e hitit “Zjarr” për më shumë se një vit jeton mes Kosovës dhe Turqisë, për shkak të lidhjes me biznesmenin Huseyin Usta.
“Ça me bo” përndryshe në duet me Marselin për një muaj ka kaluar shifrën e 9.5 milionë klikimeve në YouTube. /TV Malisheva