Gentrit Dumani është lojtari i radhës që është ndarë me Flamurtarin e Prishtinës.

Mbrojtësi i majtë e konfirmoi ndarjen përmes një postimi në Facebook.

“Prej sot nuk jam pjesë e KF Flamurtari. Falënderoj kryetarin e klubit Imer Ademi për korrektësinë, falënderoj trajnerët bashkëlojtarët. Uroj që Flamurtari të kthehet aty ku e ka vendin në Superligë. Kam kaluar dy vitet më të mira në karrierë, respekt nga zemra për këtë klub me traditë e suksese”, ka shkruar Dumani, raporton Gazeta Olle.

Ai më herët ishte pjesë edhe e Prishtinës.

Flamurtari garon në edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë.

Share.