Mbrëmë u zhvillua ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Portugalisë në kuadër të grupeve për kualifikimet në Kampionatin Europian.
Portugalia e shkatërroj Serbinë, duke i shënuar 4 herë si mysafirë e duke pranuar 2 gola, për të marrë tre pikë të vlefshme në grupin B.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe Cristiano Ronaldo, i cili luajti për 90 minuta, duke shënuar 1 gol.
Gruaja e tij, modelja Georgina Rodriguez njihet si një tifoze e flaktë e burrit të saj, ajo edhe njëherë nëpërmjet një Instastory ka mbështetur Ronaldon, i cili tregoi një formë të mirë në këtë ndeshje.