Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se kanë vizituar dje presidenten Vjosa Osmani dhe kreyministrin Albin Kurti, për të kujtuar, siç thotë ajo, fitoren historike të 14 shkurtit 2021.
“Për të kujtuar së bashku fitoren historike të 14 shkurtit 2021, së bashku me ministrin Faton Peci, në emër të Partisë Guxo vizituam dje Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministrin z. Albin Kurti.
Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik.
Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë.
Po e citoj poetin:” “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, ka shkruar ministrja Gërvalla.