Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz i ka reaguar shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell për arrestimet në veri, të cilat ky i fundit i ka quajtur jashtëgjyqësore.

Ministrja Gërvalla ka shpërndarë postimin e Borrellit në Twitter, ku ka parashtruar edhe pyetjen se a po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?

“Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi është bërë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shkruar Gërvalla.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë dje (23 qershor) se është i alarmuar nga situata në veri të Kosovës dhe me marshimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Madje për këtë veprim të FSK-së, Borrell ka thënë se kjo është e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia.

/TV Malisheva

Share.