Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për organizimin e takimit ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Gërvalla përmes një postimi në twitter kujtoi se Kosova ofron kornizën më të avancuar për të drejtat e pakicave në Evropë.

“Çdo model (i asociacionit) që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, është shprehur Gërvalla.

/TV Malisheva

Share.