Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një Forum në Dubrovnik bashkë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Sipas saj, BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s.
Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e dy fuqive si SHBA dhe NATO.
Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova është e rreshtuar plotësisht me Perëndimin sa i përket Ukrainës, derisa shtetet fqinje vazhdojnë të asistojnë agresionin rus kundër Ukrainës pa ndonjë pasojë nga Bashkimi Evropian.
“Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Përëndimin sa i përket Ukrainës. Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë Rusinë në këtë agresion, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyç për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë”.
“Përshtypja ime është që BE-ja s’mundet. Sepse s’është, s’mundet. Sepse s’është e aftë që të ofrojë siguri. Arsyeta janë të dukshme. S’ka vullnet politik. Shumë mosunitet ka në Union. Dhe pa SHBA dhe NATO-n, BE-ja është një “tigër prej letre” sa i përket sigurisë”, ka thënë Gërvalla.
/TV Malisheva