Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Danilo Vuçiq, të birit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo përmes një postimi në platformën ‘X’ deklaroi se Jevtiq në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin.
“Policia e Kosovës gjeti letërnjoftimin dhe veturën e Milorad Jevtiqit në vendin e sulmit terrorist. Jevtiq është bashkëpunëtor i ngushtë i Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në katër nga pesë vizitat në Kosovë, ai ka kaluar kufirin në shoqëri me Danilo Vuçiqin”, ka shkruar Gërvalla.
Për Jevtiqin mbrëmë njoftoi Sveçla, i cili tha është gjetur vetura në pronësi të tij në vendin e ngjarjes ku u sulmuan policët e Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë”, njoftoi ai.
/TV Malisheva