Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka dialog me Serbinë për normalizim të raporteve dhe asnjëherë për statusin e saj.

Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gërvalla ka thënë se çështja e statusit të Kosovës është gjë e kryer.

Gërvalla: Nuk kemi dialog lidhur me statusin e Kosovës, por për normalizim të raporteve

“Kosova sot është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë se ne jemi duke biseduar me fqinjin tonë shumë problematik lidhur me normalizim të raporteve tona, nuk është dialog lidhur me statusin e Kosovës sepse kjo është një gjë e kryer, e njohur nga më shumë se 115 shtete anëtare të OKB-së. Por është një diskutim në Bruksel për normalizim të raporteve tona”, ka shtuar ajo.

Duke replikuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrja e Kosovës ka thënë se duke i dëgjuar deklaratat e liderëve serb, shtrohet pyetja se a ka apo jo marrëveshje në mes të palëve.

Gërvalla-Daçiqit: Kur po ju dëgjoj, shtroj pyetjen a kemi apo jo marrëveshje nga Brukseli dhe Ohri

“Kur po ju dëgjojmë sot, dhe ditët e fundit presidentin tuaj, me të vërtetë shtroj pyetjen a kemi fare marrëveshje apo nuk kemi marrëveshje nga Brukseli dhe Ohri. Me sa e kam të qartë kemi marrëveshje dhe jemi shumë të përkushtuar të zbatojmë atë që jemi dakorduar në Bruksel dhe në Ohër. Por unë kam dyshime, pasi dëgjova gjitha këto deklarata të cilat më shumë janë për publikun e brendshëm sesa që i takojnë këtij organi të respektuar siç është Këshilli i Sigurimit. Por ne duhet të vazhdojmë, dhe do të vazhdojmë bisedimet, dhe jam e sigurt se, me këtë elitë pulitke të Serbisë apo të tjera, do të normalizojmë raportet tona, sepse nuk ka alternative tjetër”, ka thënë Gërvalla.

/TV Malisheva

Share.