Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe nismat e reja të përbashkëta në sektorë të ndryshëm.

Së bashku kanë përmendur mundësi të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të arsimit. Kanë folur për shkëmbim të studentëve, programe për të rinj si dhe zhvillim të aktivitete kulturore, thuhet në një komunikatë për media.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Bashkëbiseduesit janë fokusuar edhe në zhvillimet aktuale politike në vend dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, si dhe për ecurinë e dialogut në Bruksel.

Ambasadori De Riu shprehu gatishmëri për intensifikim të bashkëpunimit, dhe ritheksoi qëndrimin mbështetës të Italisë ndaj Kosovës.  /TV Malisheva

Share.