Gështenjat “Made in Albania” vitet e fundit po kërkohen gjithnjë e më shumë në vendet e Bashkimit Europian.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, gështenjat që prodhohen në Tropojë janë prodhime tërësisht natyrale organike dhe freskia e Alpeve ku ato rriten, i bën ato unike në shije, që përmbushin plotësisht cilësinë e kërkuar për eksport në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë gështenjat kultivohen kryesisht në Kolgecaj dhe Lekbibaj në Tropojë, në Shënmëri në Kukës, Mes dhe Shllak në Shkodër, Kashnjet në Lezhë, Shupal në Tiranë, në Pogradec, në Muzinë në Delvinë, Dhrovjan dhe Leshnicë në Sarandë.
Ndërkohë që edhe zona të tjera si Berati, Skrapari, Përmeti, Gramshi dhe Tepelena e kultivojnë gështenjën, por në sasi më të vogla në një sipërfaqe totale prej 1000 ha.
Nga 50 tonë prodhim në vit, tashmë sasia që fermerët kultivojnë gështenja është rritur në mbi 300 tonë gështenja në vit.
Mbi 50% e këtij prodhimi eksportohet kryesisht në Itali, Zvicër dhe Danimarkë./Atsh
/TV Malisheva