Në fillim të këtij viti dy partnerët e motrave Vjollca, Getoar Selimi dhe Krenar Cocaj, kanë konkretizuar idenë për një biznes të përbashkët në Tiranë.
Prive.al ka siguruar dokumentet e depozituara në QKB për aktivitetin ekonomik të Getoarit dhe Krenarit me emrin “Prishtina’s Finest”.
Ky biznes me aksionarë të dy djemtë me kuota të ndara 50-50 është themeluar me 12 shkurt dhe si objekt të aktivitetit planifikohej të kishte “ofrimin e shërbimit taksi, blerje, shitje, marrje me qira e dhënie me qira të automjeteve dhe mjeteve tjera të transportit, servis automjetesh, riparim dhe mirëmbajtje të pjesëve mekanike dhe elektrike dhe lavazh”./Tv Malisheva