Reperi i njohur, Getoar Selimi prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore dhe ai vazhdon të jetë aktiv dhe i pranishëm në skenë.

Rap-artisti së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Zemër Luana” bashkë me reperin tjetër, MC Kresha.

Ai foli për muzikën, karrierën dhe familjen e tij, bashkëshorten Marina Vjollca dhe vajzën e tyre të vetme, Marget.

Mes tjera, Ghetto Geasy si kurrë më parë ka rrëfyer për problemet shëndetësore, të cilat i kuptoj në kohë kur lindi vajza e tij.

“Nuk dua ta bëjë shumë dramatike, por në ditën kur ka lind Marget e kam kuptuar një sëmundje dhe ka qenë pak e vështirë për mua, por në momentin kur e kam kapur Marget në dorë për mua edhe pse ka qenë dita që e kam kuptuar sëmundjen e kam ditur që çdo gjë do të shkoj në rregull”, ka thënë Getoari.

Ndërkohë, theksojmë se kjo ishte ndër herët e para që dy reperët shfaqen bashkë në publik, pasi të dy për më shumë se një dekadë nuk kishin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Tashmë dyshja thuhet se janë edhe drejt finalizimit të një projekt muzikor, që do të ishte i pari mes tyre.

/TV Malisheva

Share.