Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në njërën nga pikat e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT).

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. PK bën të ditur se janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar për vjedhjen.

“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëher pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”.

/TV Malisheva

Share.