Gigi Hadid ka një mesazh për fansat e saj.

Modelja 25 vjeçare inkurajoi fansat të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa ndau disa fotografi në rrjetet sociale duke treguar fizikun e saj pasi u bë nënë për herë të parë.

Në postim, Hadid publikoi disa imazhe me një bluzë të zezë në të cilën shkruante ‘voto’ dhe në një palë pantallona të verdhë.

Gjithashtu në të përfshihen edhe disa pamje të vendeve në SHBA, ku tregon votimet për disa shtete.

Biondja u kërkoi fansave ‘të votojnë sikur lëkura juaj nuk është e bardhë, prindërit tuaj kanë nevojë për kujdes mjekësor, bashkëshorti juaj është një emigrant”, duke sjellë në vëmendje diskriminimin dhe shëndetin e njerëzve.

“Unë votova javën e kaluar së bashku me vajzën time përkrah, për një Amerikë që dua të shohë, por jo vetëm për ne – për kolegët amerikanë që janë më pak të privilegjuar”, shkroi ajo në mbishkrim

“Keni një javë e gjysmë. Nëse votoni më herët unë jam krenare me ju. Nëse shkoni në votime më 3 nëntor, jam krenar me ju”.

Ylli përfundoi shkrimin duke thënë: “Cilido qoftë plani juaj, unë jam krenar për ju; sigurohuni që keni një të tillë! Më tregoni më poshtë”.

Ajo ndërkaq javë më parë u bë nënë për herë të parë, teksa mirëpriti një vajzë me partnerin e saj, këngëtarin Zayn Malik. /TV Malisheva

Share.