Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni ka folur në lidhje me ndarjen nga Ilir Lala.

Ata dolën çift nga programi dhe fansat i donin shumë.

Por pas një kohe të shkurtër, Simoni zbuloi se lidhjes së tyre i kishte ardhur fundi.

Madje në rrjetet sociale nuk munguan as thumbat në drejtim të njëri-tjetrit.

Gilberta tha se “ishte një dashuri shumë e bukur dhe se kishin ndjenja shumë reale”.

“Iliri donte disa gjëra, unë disa gjëra të tjera. Unë dua të krijoj familje më shpejt, u larguam shpirtërisht. Unë i dua gjërat konkrete”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur për një rikthim të mundshëm, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” tha: “Kurrë mos thuaj kurrë. Në këto momente ka mbaruar çdo gjë. Më ka sharë, ashtu tërheq vëmendjen. Edhe kolektivi edhe nxënësit e donin Ilirin”, përfundoi Gilberta. /TV Malisheva

Share.