Trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore gjatë muajit mars.

Kosova do të përballet më 24 mars si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Burkina Fasos, kurse më 29 mars zhvillon ndeshjen e dytë miqësore si mysafire e Zvicrën, përcjell TV Malisheva.

Me publikimin e listës nga Giresse ka reaguar edhe tifo-grupi “Dardanët”, ku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kërkuan që fanella e kombëtares të djersitet, dhe jo të përdoret vetëm për oportunizëm.

“Më në fund, sot, kombëtarja e Kosovës publikoi listën e saj në prag të dy ndeshjeve miqësore që na presin gjatë muajit mars. Me afrimin e ndeshjeve të Kosovës, rikthehen edhe emocionet e shumëpritura që di t’i transmetojë vetëm ajo”, shkruante në komunikatën e “Dardanëve”.

“Presim që fanella të djersitet dhe mos të përdoret vetëm për oportunizëm. Epoka e përzgjedhësit Alain Giresse urojmë të nisë mbarë. Ai do ta ketë përkrahjen tonë, për sa kohë ta japë më të mirën për kombëtaren tonë”, shkruante më tej në komunikatën e “Dardanëve”.

Ndërkaq, po ashtu tifo-grupi konfirmuan se për ndeshjen ndaj Burkina Fasos, tifozët do të njoftohen se ku dhe kur mund t’i sigurojnë biletat e kësaj përballjeje.

Alain Giresse publikon listën e Kosovës për miqësoret e marsit – një risi dhe dy mungesa të mëdha

Share.