Olivier Giroud ka zbuluar se ai refuzoi mundësinë për t’u bashkuar me Lyonin në janar sepse ata ‘ishin klubi që lindi Karim Benzema’.

Sulmuesi 33-vjeçar i Chelseat ishte duke marrë parasysh mundësitë e tij në fillim të këtij viti për t’u transferuar në Ligue 1 te Lyoni.

Giroud kishte frikë se në një mungesë e ndeshjeve në ekipin e parë mund të rrënojat shpresat e tij për të qenë pjesë e ekipit të Francës për Euro 2020.

Por, shansi për t’u kthyer në atdheun e tij u refuzua për shkak të lidhjeve të Lyonit me Benzeman, një figurë e diskutueshme në Francë për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në një skandal seksual të vitit 2015 dhe shantazhit të supozuar ndaj shokut të tij të atëhershëm të Francës, Mathieu Valbuena.

“Fatkeqësisht është e vërtetë mizore. Unë duhet të pajtohem me këtë”, ka thënë fillimisht Giroud për Le Progres në Francë.

“Më pas në futboll mund ta kisha marrë përsipër pa ndonjë problem. Por, nuk doja të rrezikoja më të voglën gjë për familjen time ose të kisha shqetësime jashtë futbollit në krahasim me atë, kur pashë se si po reagonin disa”, përfundoi sulmuesi.

Refuzimin e Lyonit disa media e lidhin edhe me raportet jo të mira të Giroud me Benzema, pasi ky i fundit i kishte thënë se mos e “krahasoni një Formula 1 me një kerr të kartingut”./TV Malisheva

Share.