Giuseppe Paterno, në moshën 98-vjeçare, u bë italiani më i moshuar që mori një diplomë dhe kjo për herë të dytë.

Paterno mbrojti tezën e magjistraturës për histori dhe filozofi në Universitetin e Palermos, duke i shtuar kështu diplomën e magjistraturës në të njëjtat shkenca që i kreu dy vjet më parë.

Ai sërish e kaloi provimin përfundimtar me notat më të larta, njoftoi familja, shkruan Reuters.

Italiani nuk e ka në plan të pushojë dhe dëshiron të shkruajë një roman me makinën e tij të shkrimit.

Paterno lindi në vitin 1923 dhe u rrit në një familje të varfër në Sicili.

Me gjithë dashurinë për librat dhe të mësuarit, ai nuk pati mundësinë të shkonte në kolegje si i ri. Në vend të kësaj ai shërbeu në marinë dhe më vonë punoi si punonjës hekurudhor. /TV Malisheva

Share.