Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetarë nga Gjakova, ka organizuar aheng familjarë, ku të pranishëm kanë qenë 50 përsosna.

Sipas Policisë, ndaj tij janë marrë masa për mos respektim të vendimit të Qeverisë lidhur me situatën me pandeminë, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Qerimi” në Gjakovë.

“Është arrestuar  i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti duke mos  respektuar vendimin e qeverisë, ka organizuar aheng familjar me 50 persona të pranishëm.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Tv Malisheva

Share.