Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku kunati ka rrahur kunatën e tij.

Rastin e ka konfirmuar policia, derisa kanë bërë të ditur se ajo është sulmuar me shishe qelqi, shkruan TV Malisheva.

Viktima nuk ka pasur lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 04.07.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht me një shishe qelqi viktimën femër shtetas e Kosovës, kunatën e tij. Viktima nuk ka pësuar lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Share.