Dy persona, dhëndër dhe vjehërri janë arrestuar në Gjakovë, pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete.
Si pasojë e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër e mitur, ku sipas saj, është sulmuar nga babai i saj.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Po në Gjakovë, një femër ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga babai i saj.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor pasi që ka probleme psikike.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.
/TV Malisheva