Në Policinë Rajonale e Gjakovës është bërë një denoncim për dhunim me datën 30 gusht, raporton TV Malisheva.
Nga raporti i Policisë thuhet se e mitura është dhunuar nga një person me incialet K.N.,ku ky i fundit është arrestuar.
” Datë 26.08.2021, viktima vajzë e mitur, është paraqitur nga familjarët si person i zhdukur. Por më datë 30.08.2021 pas orës 23:00, viktima së bashku më familjarin e saj është paraqitur në Stacion Policor – Gjakovë dhe e njëjta ka raportuar se gjatë asaj kohe është dhunuar nga një person. Ne lidhje me rast janë angazhuar Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakove, ku janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, dhe pas identifikimit është arrestuar i dyshuari K.I.N.”
I dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje për 48 orë. Viktima është dërguar në kontroll për ekzaminim mjekësor.