Gjashtë lokacione në Viti janë shpallur sërish vatra të përhapjes së infeksionit.

Ndonëse nuk është dhënë arsyeja për një vendim të tillë, fshatrat për të cilat është marrë një vendim i tillë janë: Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK” në Viti

“Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë serish shpallë lokalitetet Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK” në Viti si vatëra të përhapjes së infeksionit.

Komuna e Vitisë ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën serish lokalitet : Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj (Gjylekar), Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatëra të përhapjes së infeksionit.

Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Për më shumë shikoni vendimin e bashkangjitur.

Share.