Duket se kanë kaluar gjashtë muaj që nga vdekja e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.

Kjo në bazë të një postimi të fundit të shpërndarë nga vajza e tij, këngëtarja Adelina Thaçi-Meta.

E njëjta në këtë ditë e ka kujtuar të atin duke theksuar se e ka të vështirë të flasë dhe se po i mungon mjaft shumë.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty babë, vështirë të flas, po më mungon shumë”.

“6 muaj pa ty”, kanë qenë fjalët e artistes së mirënjohur e cila i ka bërë një vizitë tek varri.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet në hapësirën për komente, duke shtuar se një artist i tillë po u mungon të gjithëve.

I ndjeri ndërroi jetë në mars të këtij viti si pasojë e komplikimeve me COVID-19. /Telegrafi

/TV Malisheva

Share.