Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe 294 të tjerë lënduan pasi një tërmet i ri mbrëmë goditi provincën më jugore të Hatay-t të Turqisë.

Lëkundjet e fundit goditën rrethin Defne të Hatayt, rreth orës 20:04 me orën lokale.

Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.8 të Rihterit, tre minuta më vonë, me epiqendër në lagjen Samandag të Hatay-t, shkruan Anadolu Agency, përcjell /TV Malisheva. 

Tërmeti me qendër në Hatay ndodhi dy javë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaras. Tërmetet e fuqishme goditën 10 provinca të tjera më 6 shkurt – Hatay, Gaziantep, Malatya, Sanliurfa, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Elazig. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, me numrin e të vdekurve tani mbi 41,000, sipas shifrave të fundit zyrtare.

Share.