Pas tetë ditëve të qeta në Malishevë, sot janë bërë gjashtë teste dhe një prej tyre ka rezultuar pozitiv pas analizës për COVID-19. Numri i përgjithshëm i të prekurve në Komunën e Malishevës, shkon në 71 person. Ky rast është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (ISKHP).
Qytetar të nderuar, ju lutem vazhdoni ti respektoni rregullat dhe udhëzimet e IKSHP-së, pasi kjo është mënyra më efektive për luftimin e COVID-19. Rrini në shtëpitë e juaja dhe mos dilni pa nevojë. Edhe kur dilni për nevoja familjare, mbani mjete mbrojtëse, mbani distancën fizike prej dy metrave, pastroni duart, dhe mbrojeni veten dhe familjen tuaj.
Gjendja momentale në Komunën e Malishevës, është si vijon:
71 persona të prekur,
55 persona të shëruar,
1 person i vdekur./ Tv Malisheva