Policia në Pejë ka njoftuar se gjatë muajit të fundit ka lëshur mbi 5 mijë tiketa për kundërvajtje të ndryshme.
“Kundërvajtje për skadim të regjistrimit – 660 flet gjoba; Kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë- 3180 flet gjoba; Kundërvajtje për mos përdorim të rripit të sigurisë-606 flet gjoba; Kundërvajtje për përdorim të telefonit gjatë vozitjes- 157 flet gjoba; Kundërvajtje tё tjera- 1076 flet gjoba”, thuhet në komunikatë.
“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Pasi që gjatë muajve që kemi lënë pas aksidentet në komunikacion nuk ishin të paktë me ketë edhe dëmet, lëndimet trupore por edhe humbje jete.”
Policia ka bërë apel tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.
/TV Malisheva