Prodhuesi nga Shtutgarti i Gjermanisë, Porsche, mund të jetë i lumtur me rezultatet globale të shitjes gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se ka regjistruar një rënie të vogël në kohën e pandemisë së coronavirusit.
Sikurse shumica e kompanive që merren me prodhimin e veturave, edhe Porsche gjatë vitit të kaluar është futur në minus – por kjo rënie e shitjes ka qenë vetëm prej 3 për qind.
Blerësit në mbarë botën kishin porositur 272.162 vetura të këtij prodhuesi, derisa një vit më parë kishte shitur një rekord prej 280.800 njësi.
Cayenne ishte modeli më i kërkuar i Porsche me 92.860 njësi të shitura, derisa modeli 911 ka shpërndarë dërgesën në mbarë botën – përkatësisht 34.328 njësi.
Bëhet fjalë edhe për modelet elektrike Taycan dhe 718 Boxter të cilët u shitën në nga 21.784 njësi.
Por pavarësisht rënies së shitje në nivel global, prodhuesi nga Shtutgarti ka shënuar një rritje në tregjet e rëndësishme siç është Kina, Lindja e Mesme dhe Afrika./TV Malisheva