Kjo çorbë e mahnitshme e forcon organizmin dhe është shumë e shijshme!

Përbërësit themelorë:

Mish pule, selino, karotë, ajkë e thartë, vezë, fletë dafine, majdanoz, hudhër, spec djegës, lëng limoni.

Përbërësit:

▪ 150 g perime (karotë, selino, majdanoz, presh, lulelakër)
▪ 1 dhe 1/4 l supë nga eshtrat (ose lëng mishi)
▪ 40 g yndyrë
▪ 20 g miell
▪ 40 g qepë
▪ hudhër
▪ 5 g spec djegës
▪ 1/2 dl verë të bardhë ose lëng limoni
▪ 1/2 ajkë të thartë
▪ të verdhë të vezës
▪ fletë dafine, selino, kripë.

Përgatitja:

Pulës hiqjani eshtrat, mishin priteni në copa të vogla dhe shtoni perimet e grira imët. Të gjitha bashkoni në supë prej eshtrave dhe zieni në zjarr mesatar.

Ndaras përgatitni fërgesë të bardhë nga mielli, qepa, hudhra dhe speci. Qitni ujë të ftohtë dhe shtojeni në supë. Qitni kripë, shtoni fletën e dafinës.

Çorbës në fund qitni lëngun e limonit dhe verën, qitni sipër ajkën e thartë me të bardhët e vezës dhe sipas dëshirës shtoni selino të grirë. /TV Malisheva

Share.