Angela ‘Angie’ Kukawski, një menaxhere biznesi me bazë në Los Angeles, e cila punonte në Boulevard Management në Woodland Hills, ku kishte klientët me vlerë të lartë neto përfshirë Nicki Minaj, ka vdekur, sipas një raportimi të bërë nga Variety.

Ajo ishte 55-vjeçare dhe shkaku i vdekjes duket të jetë vrasja, sipas burimeve që tregojnë për një incident më 22 dhjetor në Van Nuys, Kaliforni dhe në Simi Valley, Kaliforni.

Sipas një raportimi lokal, një grua rreth të pesëdhjetave thuhet se ka vdekur në bagazhin e një makine të parkuar në Simi Valley, në veri të Los Angelesit.

Burimet konfirmojnë se gruaja ishte Kukawski. Departamenti i Policisë në Simi dhe LAPD kanë arrestuar të dyshuarin për vrasje, i cili duket se ka transportuar trupin nga Van Nuys në shtëpinë e një të afërmi në Simi, në orët e hershme të mëngjesit të 23 dhjetorit.

Kukowski ishte nënë e pesë fëmijëve dhe, sipas miqve, ishte një personazh shumë ‘i dashur’ në industri.

Ajo përshkruhet si ‘punëtore’ dhe e ‘drejtpërdrejt’, ku kohëve të fundit u specializua në shërbimet e kontabilitetit dhe menaxhimit financiar për artistët, atletët dhe sipërmarrësit, përgatitjen e taksave, sigurimet etj.

E ndjera ka punuar me klientë të tillë si Minaj, reperët Kanye West dhe Offset dhe, për një kohë me familjen e Kardashian si dhe pasurinë e Tupac Shakur , sipas dosjeve të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të kaluar. /TV Malisheva

Share.