Është gjetur e vdekur në pishinë një adoleshente.
Mediat e huaja kanë raportuar se një adoleshente u gjet e vdekur në një pishinë teksa ishte me pushime në Spanjë, shkruan lajmi.net.
Siç edhe u raportua, vajza është identifikuar si Josie Clacher dhe është vajza e miliarderes së njohur britanike.
Ajo u gjet e vdekur nga miqtë e saj mëngjesin e së martës
Policia dhe ambulanca u nisën për në vendngjarje dhe u përpoqën ta rikthenin në jetë, por ishte e pamundur.
Josie është vajza e Rachel Clacher, e cila themeloi “Moneypenny”, i vlerësuar me mbi 100 milion £ vetëm vitin e shkuar.