Një person është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij dje në fshatin Studeçan të Komunës së Suharekës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Informacionin e kemi pranuar nga qendra emergjente se një person gjendet pa shenja jete. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur i varur në litar”, ka thënë Osmanollaj.
Ai ka thënë se me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion./TV Malisheva