Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 28 vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Policia ka nisur një hetim lidhur me këtë rast për të cilin ka pranuar informatën rreth orës 21:00.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

/TV Malisheva

Share.