Është gjetur sot pa shenja jete një 55-vjeçar në Shupkovc të Mitrovicës.

55-vjeçari është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tije të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, tregoi Zahiti./TV Malisheva

Share.